
Disa makina janë përplasur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë disa makina dhe mësohet se kanë marrë dëmtime të rënda.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur viktima, por mësohet se të plagosur kanë marrë plage dhe kanë mbetur për disa minuta të bllokuar në makinë dhe e kishin të pamundur daljen nga aty.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë dhe po kryejn hetimet e nevojshme për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.



