Rritet numri i të infektuarve / Në 24 orë, 921 raste të reja me Covid-19

Rritet numri i të infektuarve / Në 24 orë, 921 raste të reja me Covid-19

Numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë, vijon të rritet dita-ditës. Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë rezultuar pozitivë 921 persona, nga 6184 testime të kryera. Ndërsa dje u regjistruan 888 raste. Një qytetar nga Kruja, fatkeqsisht raportohet të ketë ndërruar jetë. Aktualisht janë 8311 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërsa, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 290 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,376 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 921

Të shëruar në 24 orë 290

Të shtruar në spitale 96

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 6184

Testime totale 1,026,069

Raste pozitive 143,174

Raste të shëruara 132,376

Raste Aktive 8311

Humbje jete 2,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3103

Shkodër 1415

Vlorë 778

Fier 677

Durrës 582

Lezhë 428

Elbasan 379

Berat 289

Gjirokastër 253

Korçë 160

Kukës 130

Dibër 117

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy