
Danimarka është kombëtarja e parë çerekfinaliste në Europian. Danezët kanë mposhtur ditën e sotme Uellsin me rezultatin 0-4, falë golave të Maehle e Breithwaite dhe dopietës së sulmuesit Kasper Dolberg.
Ky i fundit shënoi nga një gol për çdo pjesë, fillimisht në minutën e 27-të dhe më pas në minutën e 48-të, ndërsa gjetën rrugën edhe Maehle në minutën e 88-të dhe Breithwaite në minutën e 96-të
Danimarka kalon kështu në çerekfinale, aty ku pret të mësojë kundërshtarin, që do të jetë fituesi i çiftit Holandë-Çeki.
Në “Johan Cruijff” ishte një ndeshje tejet e luftuar, me uellsianët që në fillim u treguan më kërkues, por gjithsesi golat i shënoi Danimarka, që tashmë arrin një tjetër sukses, pas kalimit të grupeve me vështirësi.



