Ditëlindja e 53-të e gjen ish-presidentin Thaçi në burg

Ditëlindja e 53-të e gjen ish-presidentin Thaçi në burg

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e 53-të. Por, për dallim nga ditëlindjet e tjera, këtë do ta festoj në burg. Ai po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar. Aktakuza ndaj tij është ngritur në po këtë datë, para një viti.

Ditëlindja e 53-të, ish-presidentin Hashim Thaçi do ta gjejë larg familjes, miqve e bashkëpartiakve. I vetmi mik që do të këtë mundësi t’a urojë për këtë ditë të veçantë nga afër, do të jetë ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili po mbahet bashkë me të në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, raportojnë mediat në Kosovë.

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar. Në po këtë ditë, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ishte transferuar për në Hagë.

Përveç Thaçit, aktakuzë është ngritur edhe ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy