
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot dhe nesër do të jetë në Shkup, ku do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në kuadër të nismës për bashkëpunim të njohur si “mini-Schengen”.
Nesër në Shkup, Rama, Zaev dhe Vuçiç, pritet të marrin pjesë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal të organizuar nga Odat Ekonomike të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
Gjatë këtij forumi, pritet të nënshkruhen tri dokumente me rëndësi rajonale, që kanë të bëjnë me tregtinë, lejet e punës dhe mbështetjen e ndërsjellë në raste krizash dhe katastrofash.
Tre liderët zhvilluan një javë më parë një takim online në kuadër të përgatitjeve për Forumin.



