Një muaj pas dorëheqjes, ish-Kryeministrja e Finlandës njofton ndarjen nga i shoqi

Një muaj pas dorëheqjes, ish-Kryeministrja e Finlandës njofton ndarjen nga i shoqi

Më pak se një muaj pasi Sanna Marin dha dorëheqjen nga drejtimi i socialdemokratëve, ish-Kryeministrja e Finlandës njoftoi ndarjen nga bashkëshorti i saj Markus Raikkonen pas 19 vitesh së bashku.

Marin dhe bashkëshorti i saj, të dy 37 vjeç, kanë një vajzë pesëvjeçare, Emma Amalia Marin, ndërsa u martuan në gusht 2020. Çifti, të cilët kanë qenë së bashku që në moshën 18-vjeçare, njoftuan sot se kanë bërë kërkesë për divorc.

“Jemi mirënjohës për 19 vitet që kaluam së bashku dhe për vajzën tonë të dashur”, ka shkruar Marin në një postim në Instagram.

Ne jemi ende miqtë më të mirë, pranë njëri-tjetrit dhe prindërve tanë të dashur. Do të kalojmë sërish kohë me njëri-tjetrin.

Shpresojmë se do ta respektoni privatësinë tonë. Nuk do të bëjmë komente të tjera.

Kujtojmë se emri i Marin u përfshi në një sërë skandalesh në lidhje me festat e egra në të cilat ajo shkonte gjatë kohës që ishte si Kryeministre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy