Zgjohu me MCN/ Armida Elezi: Ja si theva tabutë duke dhënë këshilla mbi seksin në rrjete sociale

Zgjohu me MCN/ Armida Elezi: Ja si theva tabutë duke dhënë këshilla mbi seksin në rrjete sociale

Armida Elezi nga Tirana prej 28 vitesh jeton në SHBA dhe se fundi ka thyer tabu duke dhënë këshilla mbi seksin në rrjete sociale.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo thotë se zgjodhi këtë rrugë pa komplekse për të ndihmuar me këshilla të rinjtë rreth seksit, edhe pse shpesh nuk u prit mirë.

Unë e kam nis me entuziazëm këto këshillat në rrjete sociale dhe tani kam menduar të ndryshoj, normalisht videot e vjetra janë aty por do vije me një koncept të ri.Unë kam mbaruar për drejtësi në Shqipëri, dhe prej 28 vitesh jetoj në SHBA, një nga arsyet që isha për drejtësi ishte fakti se e shikoja me shumë pasion të drejtën kanunore, dhe mendoja se kjo mungonte në shoqërinë tonë në atë kohë. Tani jam shkëputur nga drejtësia dhe jam futur në financa.


Armida, thotë se hapi këtë mënyrë komunikimi me ndjekësit për të njohur më shumë veten dhe përkrahja e bashkëshortit ka qenë e madhe.

Unë e nisa këtë rrugë në rrjete sociale dhe doja të krijoja biseda të hapura dhe sfiduese për marrëdhëniet e çifteve, kam pas mbështetje të jashtëzakonshme të partnerit dhe të familjes. Nuk më kanë bezdisur këto komente të njerëzve në rrjete sociale dhe kam vazhduar duke thyer tabutë.

Kemi 25 vjet të martuar dhe normalisht fëmijët i kam të rritur dhe të gjithë më kanë përkrahur në këtë rrugë.

Hapa këtë dritare për të zbuluar veten time dhe duke zbuluar veten time edhe mbështetje e burrit ka qenë e jashtëzakonshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy