Sulmohen dy veta me thikë në stacionin hekurudhor të Amsterdamit, policia plagos autorin

Sulmohen dy veta me thikë në stacionin hekurudhor të Amsterdamit, policia plagos autorin

Dy persona janë plagosur në një incident me thikë në stacionin qendror hekurudhor të Amsterdamit, bën me dije policia holandeze.

Sulmuesi i dyshuar u qëllua duke u plagosur nga policia dhe më pas është arrestuar. Motivi është i paqartë dhe zyrtarët thonë se një hetim është në proces.

Sipas medias vendase raporton BBC, të tre janë dërguar në spital për t'u trajtuar nga plagët e mara.

Disa shërbime trenash brenda dhe jashtë stacionit u pezulluan gjatë incidentit dhe dy platforma u mbyllën.

Stacioni Qendror përdoret çdo ditë nga rreth 250,000 udhëtarë.

Më vonë policia raportoi se incidenti ndodhi pas një debati që degjeneroi në sulm me thikë.

Fillimisht u mbyll i gjithë stacioni hekurudhor, por disa shërbime rinisën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy