Vrasja e të moshuarit në Memaliaj, identifikohet autori i dyshuar

Vrasja e të moshuarit në Memaliaj, identifikohet autori i dyshuar

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së të moshuarit në Memaliaj, por me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor dhe kapjen e autorit të dyshuar nuk bëhen publike gjenealitetet e tij, deri në momentin e kapjes dhe arrestimit.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës.

Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit Faik Ajdini.

Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori.

Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, po punon për dokumentimin e plotë  ligjor të rastit.

Të gjitha veprimet në terren janë drejtuar dhe ndjekur nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, së bashku me dy zëvendësdrejtorët e DVP Gjirokastër, Shefin e Seksionit të Krimeve të Rënda, Shefin e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shefin e Stacionit të Policisë Memaliaj dhe me drejtues të tjerë të DVP Gjirokastër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy