Punësimi sezonal, Rrapaj: Nuk sjell të ardhura të mëdha, nëse përdorim mekanizimin në vjelje fenomeni do zvogëlohet (VIDEO)

Punësimi sezonal, Rrapaj: Nuk sjell të ardhura të mëdha, nëse përdorim mekanizimin në vjelje fenomeni do zvogëlohet (VIDEO)

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se largimi i punonjësve shqiptarë drejt Greqisë nuk është një praktikë e këtij viti pasi çdo vit jemi ndodhur në të njëjtën situatë.

Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, Rrapaj tha se një nga mënyrat për të zbutur këtë fenomen dhe që largimi i punëtorëve të mos ndihet kaq shumë është rritja e mekanizimit të vjeljes.

Më tej, Rrapaj theksoi se punësimi sezonal nuk sjell ndonjë të ardhur të madhe për ekonominë e vendit tonë dhe se kryesisht shërben për të përmirësuar jetësen e punëtorëve dhe për të mbyllur ndonjë borxh.  

Nuk është praktikë e sivjetshme, është bërë vit për vit. Nuk kemi të bëjmë me diçka të re, është fenomen i stabilizuar, e ndiejmë se shumë këta punëtorë sezonalë janë larguar drejt vendeve të zhvilluara. Në Greqi shkojnë ata që kanë më pak mundësi dhe janë në zonat kufitare. Ndërsa nga Greqia shkojnë drejt vendeve të tjera që paguajnë më shumë. Është një nga pasojat, dhe prandaj kemi kërkuar që të gjenden zgjidhje dhe nga vetë prodhuesit tanë në bashkëpunim me shtet. Nga prodhuesit është kërkuar të rritet mekanizimi. Nëse përdorimin mekanizimin në vjelje ky fenomen do të zvogëlohet. Nuk e kemi në nivelin e duhur nisur dhe plantacionet që kemi.

Mbetet krijimi i disa njësive të specializuara për vjeljen që të kenë mekanikën e duhur për vjeljen. Nëse Greqia ofron ushqimin dhe fjetjen ne mund të ofrojmë mekanizmat. Elementi tjetër është juridik, ata që kanë plantacione duhet të lidhen kontrata më të leverdishme. Subjektet tona janë të dobëta dhe nuk e kanë parashikuar një rrjedhje kaq të madhe. Jemi në këtë situatë se po ecim ngadalë me mekanizimin, inovacionin dhe dixhitalizimin. Nëse ecim më shpejt në këtë drejtim kemi mundësi të mbyllim këtë ngërç në këtë periudhë të pikut.

Punësimi sezonal nuk sjell ndonjë të ardhur kush e di se çfarë, kjo e ardhur ndikon në ekonominë familjare për të mbyllur ndonjë borxh, kredi ose për shkollë. Këta nuk shkojnë se do sjellin në Shqipëri për të investuar. Shkojnë për të përmirësuar jetesën.

Më tej, Rrapaj tha se skema e subvencionimit duhet të ndryshojë në princip dhe se buxheti për bujqësinë duhet të rritet minimumi me 50%.

Subvencionimi i grurit është për herë të parë. Përsa i përket skemës së subvencionimit duhet të ndryshojë në princip. Nuk duhet të vazhdojmë me një skemë që ka limite, barriera dhe burokraci që e vështirësojnë aplikimin. Skema duhet të kthehet në subvencionim për njësi prodhim pasi ndikon pozitivisht dhe është më dobiprurëse. Të ndryshohet skema sa më shpejt të jetë e mundur. Sot në raport me shpenzimet e përgjithshme bujqësia jep 20% të PBB. Buxheti thuhet se është dyfishuar nga 2013, por nuk është e vërtetë, dhe 2023 mendohet të ketë rritje, por jo në nivelet që kërkon minimumi i domosdoshëm, që është 50% më tepër nga  se është sot. Kur flas për minimum të domosdoshëm kam parasysh shtimin e veterinerëve, zooteknikëve, investimet në kullota dhe ndryshimin e sistemit të subvencionit për litër qumështi. Për bujqësinë kanë parasysh ujin dhe kullimin.

Paketa fiskale ka sjellë probleme me bujqësinë pasi është ndryshuar disa herë a u konsultuar me grupet e interesit dhe brenda ditës. Deri sa të ndreqet ne do të këmbëngulim që çështja e paketës fiskale të stabilizohet. Ne po importojmë 3 herë më shumë sesa po eksportojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy