Ashtu siç ishte përcaktuar më herët, kryeministri Edi Rama iu drejtua bashkë me ministrat e rinj, përfshi edhe zëvendëskryeministen, institucionit të Presidencës në orën 17:00.
Ceremonia filloi me ekzekutimin e himnit kombëtar, ndërsa vijoi me betimin e secilit prej tyre.
I pari që u betua dhe shtrëngoi dorën me Presidentin Meta ishte kryeministri Edi Rama.
Më pas të gjithë ministrat pasi vurnë dorën mbi Kushtetutë, firmosën një nga një emrat e tyre dhe më pas shkëmbyen dorën me presidentin Ilir Meta.

Pjesë e kësaj ceremonie, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, ishte edhe Gramoz Ruçi. Ky moment shënon zyrtarisht dhe përfundimin e procedurave ligjore dhe nisjen zyrtarisht nga puna të saj.
Nikolla, Xhafaj e Ahmetaj kane qene nder te paret ministra qe mberriten në ambientet e presidencës ku i fundit ka mbëritur keru i qeverisë Edi Rama.
Pas betimit, kryeministri ka thirrur mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave.



