Cristiano Ronaldo, ultimatum Juventusit

Cristiano Ronaldo, ultimatum Juventusit

Qëllimi i Cristiano Ronaldos është i qartë tashmë . Luzitani  është drejt largimit nga Juventusi sepse është shumë i zhgënjyer për situatën që po përjetojnë torinezët . Humbja e krediteve për një klasifikim të mundshëm në Uefa Champions League në sezonin vijues e vështirëson qëndrimin në ‘’ Allianz Arena ‘’ .  Sipas  Tuttosport prapa derës janë dy gjigandë si Manchester United dhe Paris St Germain që po fërkojnë duart dhe mbajnë të gjallë shpresën për të nënshkruar me 36 vjeçarin nga Madeira.  Kjo situatë as që tentohej të parashikohej përpara  fillimit të sezonit sepse llogaritej performanca e 9 sezoneve rrjesht dominimi absolut në Serinë A por taktikat jo korrekte të ndjekura nga drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ dhe kreut të pankinës Andrea Pirlo  e kanë lënë në prapavijë  dhe  aktualisht po vuan pasojat e keqmenaxhimit .

Konkluzioni është i qartë . I vetmi shpëtim për Juventusin është finalja e kupës së Italisë kundër Atalantës dhe pjesmarrja  për në Champions League për të justifikuar disi një sezon që ka shkaktuar shumë problematika në kampin torinez .  Në rast se gjërat do të kenë të njëjtin ritëm   sipas deklaratave të shumta të  krerëve të presidencës me shumë gjasa këta të fundit do të heqin dorë nga vijimi i pagës prej 27 milionë eurosh  në sezon për  golashënuesin e mirënjohur për të reduktuar humbjet drastike dhe  vënies së një balance në aspektin financiar . 

Largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ me siguri do ti krijojë një tjetër perspektivë ekonomike Juventusit që do ti shërbejë për të shtuar kualitetin në skuadër në merkaton verore dhe të krijojë stabilitetin e nevojshëm për të ardhmen e ndritur .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy