Kievi bën bilancin: Armiku ka humbur mbi 24 mijë ushtarë dhe mijëra tanke  

Kievi bën bilancin: Armiku ka humbur mbi 24 mijë ushtarë dhe mijëra tanke  

Kievi ka bërë një bilanc të humbjeve të kundërshtarit gjatë konfliktit në Ukrainë.

Sipas autoriteteve vendasve në periudhën 24 shkurt-6 maj, rusët kanë humbur 24.900 ushtarë, 1.110 tanke dhe 199 avionë.

Deklarata është bërë nga kreu i Shtabit të përgjithshëm të Forcave të armatosura të Ukrainës.

Në deklaratë thuhet po ashtu se Moska ka humbur edhe “2686 automjete luftarake të blinduara, 502 sisteme artilerie, 171 sisteme të lëshimit të raketave, 83 sisteme luftarake kundërajrore, 155 helikopterë, 1.926 autocisterna 324 drone, 38 njësi speciale dhe 90 raketa lundrimi”.

Megjithatë pretendimet e Kievit nuk janë verifikuar nga burime të pavarura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy