Jepet në Japoni dënimi i parë për shkak të “Pokemon Go”

Jepet në Japoni dënimi i parë për shkak të “Pokemon Go”

Në Japoni regjistrohet incidenti i parë me pasojë vdekjen që nga nxjerrja në treg të lojës “Pokemon Go”, ku autori, 39 vjeç, është dënuar me 14 muaj burgim.

Më 23 gusht, një shofer, Keiji Goo, që ishte duke luajtur lojën virutale ndërkohë që po ngiste automjetin e tij, kishte shtypur dhe vrarë një grua 72-vjeçare dhe kishte plagosur rëndë një tjetër që ishte duke kaluar rrugën në qytetin e Tokushima.

Akuza kishte kërkuar fillimisht 20 muaj burg, ndërsa avokati mbrojtës ishte shprehur se i dënuari nuk ka ndërmend që të apelojë vendimin.

Në dhënien e dënimit, gjyqtari theksoi neglizhencën e rëndë të shoferit që për shkak të shpërqëndrimit nuk arriti t’i paraprijë kësaj fatkeqësie.

Që prej 22 korrikut, data e lançimit të lojës shumë popullor të markës Nintendo që nëpërmjet smartfonit përdor teknologjinë GPS, në Japoni janë verifikuar edhe dy incidente të tjerë me pasojë vdekjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy