Abuzimi monstruoz përfundon në gjykatë, detajet e një historie incesti në kufijtë e të pabesueshmes

Abuzimi monstruoz përfundon në gjykatë, detajet e një historie incesti në kufijtë e të pabesueshmes

Një histori e denjë për filmat horror ajo e një familjeje në Kanada. Jacques Lesage, 79 vjeç, pritet të dënohet për përdhunimin e dy vajzave të tij (Lucie, 53 vjeçe, dhe Nathalie, 49 vjeçe) për një periudhë 32-vjeçare.

Njëra prej tyre ka sjellë në jetë 3 fëmijë nga marrëdhënia e incestit. Ndërkohë, edhe vajza e tretë ka rrëfyer se është abuzuar nga babai, por në masë të tillë që nuk e rëndon pozicionin e babait-monstër.

Por detajet që e bëjnë akoma më të tmerrshme këtë histori i përkasin të kaluarës së abuzuesit. Para gjykatës së Kebekut, ai ka thënë se është edhe vetë frut i një incesti: atij të nënës së tij me babanë e saj.

Lesage ka rrëfyer se është abuzuar në fëmijëri nga i ati (njëkohësisht edhe gjyshi për shkak të marrëdhënies së incestit) si dhe nga punonjësit e jetimores katolike ku ka qëndruar për disa vite.

Lesage ka sjellë në jetë tre fëmijë me të bijën, Lucie. Fëmija i parë ka lindur kur vajza ishte vetëm 13 vjeç dhe është invalid.

Akuza ka zbuluar detaje të tmerrshme nga e kaluara e burrit. Ai shkonte në shkollë dhe merrte vajzat vetëm për të bërë seks me to dhe i kthente sërish në shkollë.

Avokatët e tij kanë kërkuar një dënim të lehtë, për shkak të pamundësisë për të kryer marrëdhënie seksuale, çka sipas tyre do të thotë se nuk përbën më rrezik. Kjo pamundësi ka ardhur për shkak të heqjes së organit gjenital, për të parandaluar përhapjen e një tumori.

Lesage ka pranuar se e kishte përdhunuar të bijën vetëm pasi analizat e AND-së së tre fëmijëve të saj treguan se ai ishte babai i tyre.

Akuza ka kërkuar 22 vite burg për babain-monstër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy