Shisnin vajra të përzierë si vaj ulliri bio, arrestohet babai dhe shpallet në kërkim i biri

Shisnin vajra të përzierë si vaj ulliri bio, arrestohet babai dhe shpallet në kërkim i biri

Një 56-vjeçar në Berat është arrestuar për mashtrim me produktet ushqimore, teksa është shpallur në kërkim i biri.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 56 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij shtetasi D. A, 29 vjeç, të dy banues në fshatin Tapi, Kuçovë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe "Mashtrimi me produktet ushqimore", kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur në banesën e tyre një ambient ku përgatisnin përzierje të vajrave të ndryshëm dhe produkteve të panjohura, më pas i reklamonin në faqen e  Facebook “Vaj Ulliri Bio Jugu” dhe i shisnin si vaj ulliri bio.

Nga veprimet hetimore është dokumentuar ligjërisht fakti se autorët e dyshuar i përgatisnin këto produkte në banesën e tyre dhe me pas i tregtonin te shtetas të ndryshëm në të gjithë vendin nëpërmjet një poste private.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra, e dyshuar vaj kikiriku, një lap-top dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare, 2 900 000 lekë dhe 1800 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy