Zelensky: Në nëntor gati plani për të arritur paqen! BE i jep Ukrainës 1.6 mld dollarë

Zelensky: Në nëntor gati plani për të arritur paqen! BE i jep Ukrainës 1.6 mld dollarë

Pas më shumë se 2 vitesh nga fillimi i agresionit rus, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, synon hartimin e një plani të mirëdetajuar për t’i dhënë fund agresionit rus.

Drupal Ad

 

 

 

Lideri ukrainas është optimist se ky plan do jetë gati për të nisur zbatimin deri në fund të nëntorit të këtij viti.

 “Unë i kam caktuar një detyrë në këtë drejtim administratës sime dhe ekipit tonë diplomatik, mendoj se plani do të jetë gati përfundimisht në nëntor”, tha Zelensky në një intervistë për median japoneze.

Sipas tij, pikat kyçe të këtij plani do të jenë forcimi i ushtrisë ukrainase, mbështetja për Ukrainën nga fuqitë aleate dhe presioni diplomatik ndërkombëtar ndaj Rusisë.

Nga ana tjetër, Moska ka mohuar kategorikisht se do të pranojë propozime të cilat janë të fabrikuara vetëm nga Ukraina.

Bashkimi Evropian njoftoi të premten se ka bërë të disponueshme për Ukrainën 1.6 miliardë dollarë fonde që janë përftuar nga interesat e rreth 225 miliardë dollarëve në pasuri të ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy