Lufta në Ukrainë, Scholz: Paqja pa liri është shtypje

Lufta në Ukrainë, Scholz: Paqja pa liri është shtypje

Paqja pa liri quhet shtypje dhe paqja pa drejtësi quhet diktaturë. Moska duhet ta kuptojë këtë.

Kështu deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. 

Përpjekjet diplomatike që sjellin një zgjidhje për konfliktin janë të mirëseardhura. Në të njëjtën kohë ne duhet të jemi të kujdesshëm kur përballemi me zgjidhje të rreme që përfaqësojnë paqen vetëm në emër. Pikërisht për shkak se kjo luftë po sjell pasoja të padurueshme në mbarë botën, është e drejtë dhe me vend që bashkësia ndërkombëtare të përfshihet në kërkimin e paqes. Të mos harrojmë: Rusia është përgjegjëse për këtë luftë”. 

 Duke vijuar më tej me fjalën e tij, Scholz tha se  presidenti rus mund t’i japë fund luftës në çdo kohë me vetëm një urdhër, duke aluduar për tërheqjen e forcave ruse nga territori ukrainas. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy