Të paktën 98 persona janë arrestuar në SHBA dhe Australi si pjesë e një hetimi gjithëpërfshirës mbi abuzimin seksual të fëmijëve, sipas zyrtarëve në të dy vendet.
19 persona në Australi dhe 79 të tjerë në SHBA janë tani në paraburgim, ku të gjithë përballen me akuza të lidhura me një rrjet të dyshuar të abuzimit të fëmijëve që përfshin shumë vende.
Komandantja e Policisë Federale Australiane Helen Schneider tha se të dyshuarit operonin një "rrjet të sofistikuar teknologjikisht të abuzimit të fëmijëve në internet" në rrjetin e errët dhe "përdornin softuer për të ndarë skedarët në mënyrë anonime", me disa që besohet se kanë kryer shkelje për më shumë se një dekadë.
Ajo shtoi se shumica e të dyshuarve australianë punonin në profesione që kërkojnë një "shkallë të lartë" njohurish rreth rrjeteve online, duke i ndihmuar ata të shmangin zbulimin.
Të paktën 13 fëmijë u larguan nga rreziku si rezultat i hetimit.
“Ky operacion ishte shumë kompleks. Kompleksiteti dhe anonimiteti i këtyre platformave do të thotë që asnjë agjenci apo vend nuk mund t'i luftojë vetëm këto kërcënime, " tha atasheja ligjore e FBI-së Nitiana Mann,
Ajo shtoi FBI kishte njoftuar autoritetet në vendet e tjera për të dyshuar brenda juridiksionit të tyre, megjithëse nuk përmendi asnjë me emër.



