Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se PS pas 32 vitesh ekzistencë të saj, beteja të fituara mandate të marra apo humbura.
Ai tha se detyra e tyre është të konkurrojnë dhe për aq kohë sa konkurrojnë nuk duhet kërkuar nga PS të krijojë konkurrencën. Sipas tij, sa i përket figura politike të rëndësishme të përfshira në hetim dhe jo vetëm po merret drejtësia dhe se Partia Socialiste nuk ëhstë bërë barrikadë dhe mbrojtje.
Një kongres që ishte një ekspoze e atyre se çfarë kemi bërë, të gjithë folësit e kishin fjalën e strukturuar se çfarë i ofrojmë Shqipërisë në 2025 dhe në 2030. Nëse shqiptarët ndjehen mirë me ato që ne kemi bërë e tregon vota. Shumica e gjërave që ne kemi bërë ka treguar se njerëzit janë pozitivë ndaj nesh dhe këtë e kanë treguar zgjedhjet e bëra.
Në 10 vite ka zhvillime, PS ka prodhuar me dhjetëra apo qindra ministra dhe jo vetëm në këto 10 vjet, por dhe në periudhën para 2005, ka prodhuar të paktën 180 mandate, 3 nga 61 kryetarë bashkie, 10-12 prej tyre natyrisht mund të kenë ngjarje të cilat po hetohen, ka disa prej tyre të gjykuara dhe të shpallur fajtor, por ky nuk është një numër maksimal, por ajo çfarë ndryshon në raport të PS me drejtësinë e re, është se askush nga këta njerëz nuk ka marrë mbrojtjen e PS, dhe nuk është bërë barrikadë dhe mbrojtje, atë që bënte kundërshtari jonë Berisha kur ishte kryeministër.
I pyetur pse nuk gjykohet Veliaj për inceneratorin e Tiranës, Klosi tha se ne nuk jemi drejtësia, dhe çfarë gjykon drejtësia nuk është Partia Socialiste.
Për çfarë të gjykohet Veliaj, çfarë ka bërë? Kërkesa juaj është që ju prisni të bëjmë debat në partinë tonë. Të gjithë problemin e inceneratorit nuk ka probleme me praktikën, por me procedurën dhe për këtë do gjykohet. Ne jemi një familje politike ku secili mban përgjegjësinë e vetë për familjen dhe që fiton zgjedhjet.
Ajo që themi ne është se ne nuk jemi drejtësia, dhe çfarë gjykon drejtësia nuk është PS, ajo e ngriti, dha gjithë kontributin e saj dhe do vazhdojë ta japë kontributin për një institucion që është drejtësia, por nuk gjykojmë as pozitivisht as negativisht atë që thotë drejtësia. Një drejtësi e komanduar nuk do lejonte një sërë aktivistesh, fakti që drejtësia e re shkon dhe heton titullarët më të lartë do të thotë se nuk është e kontrolluar.



