Thaçi: Referendumi vendos fatin e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Gati të takohem me Putin

Thaçi: Referendumi vendos fatin e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Gati të takohem me Putin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha mbrëmjen e kësaj të enjte se qytetarët e Kosovës do të vendosin për fatin e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi me anë të një referendumi.

Marrëveshje që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e koordinuar 100 për qind me SHBA-të dhe BE-në. Dhe ajo marrëveshje do të bartet jo vetëm nga një individ, por përmes parlamentit të Kosovës dhe në fund apo paraprakisht do të ketë referendum. Qytetarët e Kosovës do ta vendosin vetë  marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe pyetja do të jetë shumë e thjeshtë: Jeni që Kosova të anëtarësohet në NATO, BE, OKB dhe institucione ndërkombëtare duke respektuar marrëveshjen Kosovë-Serbi për njohje reciproke? Po, Jo?”, tha Thaçi në “Opinion”, duke folur për një shembull të ngjashëm me Maqedoninë, e cila pritet të votojë në një referendum marrëveshjen për emrin me Greqinë.

Thaçi, ka pranuar se fuqitë e mëdha kanë një rol kryesor në marrëveshjen Kosovë-Serbi. Ndërsa lidhur me bisedimet me kancelaren gjermane, Thaçi tha se Merkel mbështet fuqishëm dialogun dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje.

Kreu i shtetit të Kosovës e theksoi përsëri se është kundër ndryshimit të kufijve, por për instalimin e kufijve, për korrigjimin e kufijve.

Thaçi tha se as ai dhe as miqtë ndërkombëtarë deri më tani, në këto vite nuk kanë arritur ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën.

Presidenti i Kosovës ka thënë se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin, homologun e tij rus qoftë edhe para takimit me Vuçiç. “Një takim me Putinin do ta mirëprisja. Kosova nuk ka pasur asgjë të keqe me Rusinë”, ka thënë Thaçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy