Banorët e tre fshatrave në Mirditë janë në betejë me shtetin, pushtetin vendor, me gjykatat, por më së pari me një kompani e cila ka shkuar në fshatin e tyre dhe me leje që sipas banorëve që iu ka falsifikuar firmat po i merr ujin tre fshatrave, Thirrë, Sang dhe Hebë.
Banorët bëjnë roje në çadra duke ruajtur burimin e ujit, pasi tubacioni është shtrirë në 50% të projektit, por në pjesën tjetër nuk është lejuar nga banorët.
Ata thonë se betejën e zhvillojnë në terren dhe në gjykata. Gjykata Administrative e shkallës së parë Tiranë është shprehur për të pezulluar punimet, po kështu dhe bashkia Mirditë, por sipas banorëve, punimet nuk janë ndalur asnjë ditë nga kompania dhe për këtë arsye kanë ngritur një çafër.
Banorët thonë për emisionin “Fol” në MCN TV, se leja është dhënë në vitin 2018 dhe ata janë pa pushim në protestë, në rrugë.
Janë rreth 500 metra që kompania ka për të realizuar për të futur në tubacion burimin ujor dhe qytetarët më pas ngelen vetëm për në gjykata, se kështu është bërë ujdia që të lidhet burimet ujore dhe më pas të vij inspektoriati dhe të thotë se nuk po kryhen punime.
Banorët gjatë një takimi që kanë patur, erdhën dhe përfaqësuesit e kompanisë dhe njeri nga përfaqësuesit e kompanisë tha ne po blejmë shtetin, gjykatat.
Kompania që ka nisur punimet quhet kompania “Sang” dhe kompania përfituese është kompania “Lajthiza”.
Pasi ka marrë burimet ujore të Lajthizës, ka ardhur në Thirrë dhe do përfundojë në Kukës. Falsifikimi i firmave të banorëve.
Pasi u ngritëm në protestë kundër falsifikimit të firmave, këta njoftuan policinë.
Këta na detyruan për të dalë në protestë dhe të bllokonim në mënyrë simbolike Rrugën e Kombit që të marrin masa, para zgjedhjeve të 2021-it.
Një banor tjetër shprehet se nuk e dinin që do të ndërtohej hidriocentral dhe se po ju morën ujin, kjo zonë quhet e vdekur.
Nga këtu ka dalë ari i Shqipërisë, janë rezervat e shtetit, janë të paparashikueshme. Të gjithë kemi lëvizur, si gjithkush.
Rruga e fshatit ka mbetur copë. Falsifikimet e kompanisë nuk vlerësohen.
Një i moshuar moshuari 84-vjeçar thotë se do ta mbrojë burimin sa të ketë jetë, edhe po të eci këmba doras dhe denoncon falsifikimin e firmës së tij.
Institucionet kanë bërë plan të përbashkët për grabitjen e ujit. Vetëm populli i zonës nuk dinte gjë. Këto janë për jetë a vdekje, se iu merret shpirti po u more ujin.
Preken tre fshatra që kanë mbi 2 mijë banorë. Falsifikimin e kemi çuar në prokurori. Prokuroria nuk e ka vënë ujin në zjarr, për të thirrur ndonjë për t’i thënë a është firma jote.
Nuk kemi dëgjuar nëse është marrë në pyetje ndonjë sekser. Nuk do ketë as bujqësi as blegtori. Na shpronëso, na ço diku, jo të na lësh pa jetë.
Premtuan që HEC-in do e bënin poshtë pronave. Nuk është diskutuar kurrë për fabrikë uji.
Kemi diskutuar që do ndërtohet poshtë pronave, jashtë katundit. Që të mos preken burimet lart, por në dalje të fshatit.
Do t’i kallëzojmë në SPAK, çdo gjë është e kundraligjshme. Kemi dalë të denoncojmë paligjshmërinë.
Një tjetër banor i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të reagojë drejt dhe të zbatojë ligjin.
Në fshatin tonë nuk është bërë asnjë investim për popullin, vetëm për ta marrë për vete, nuk është bërë asnjë rrugë.
Qendër shëndetësore nuk ka, energji elektrike nuk ka. Jemi me linjat e ‘71-it, telat janë përtokë.
Ujësjellës nuk kemi, furnizohemi me kanalin që kemi hapur vetë.
Ujin e kemi pa lekë, do na e shesin me lekë.



