Rruga e Kombit, vendosen prapë sportelet (VIDEO)

Rruga e Kombit, vendosen prapë sportelet (VIDEO)

Në Rrugën e Kombit, koncensionari po vijon punimet me ritme të shpejta për rindërtimin e terminalit të pagesave që u shkatërruar gjatë protestës së 31 marsit ndërkohë që ka  zgjeruar  zonën e kalimit me pagesë.

Për pak javë do të jenë gati 10 korsitë dhe 10 sportelet, ku do të arkëtohen edhe tarifat  e reja të kalimit. Për banorët e zonës  thuhet se  do ketë një tarifë të reduktuar, por ata ende nuk dinë asgjë në lidhje me negociatat, pasi nuk kanë qenë pjesë dhe nuk u është marrë mendimi i tyre ndërsa për tarifat e reja kanë opinione të ndryshme.

Ndërkohë, kërkesa e Bashkisë Kukës, Këshillave Bashkiak Kukës, Has e Tropojë  e bizneseve  është e pandryshueshme, që për banorët e zonës tarifa të jetë zero. Aktualisht kalimi në Rrugën e Kombit po bëhet pa pagesë, ndërsa është konstatuar një rritje e fluksit duke qenë se është periudhë vere dhe ka shumë pushues që vijnë nga Kosova.

Pesë  sportelet do të shërbejnë vetëm për sensin e lëvizjes drejt Tiranës. Kurse i riu do të shërbejë për automjetet që levizinin në sensin e kundërt, pra drejt Kukësit e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy