I ftohti nuk ndal trafikantët, kapet gomonia me 4 milionë euro kanabis në Itali (FOTO)

I ftohti nuk ndal trafikantët, kapet gomonia me 4 milionë euro kanabis në Itali (FOTO)

Vazhdon eksporti drogës shqiptare drejt shteteve fqinje edhe pse i ftofti ka përfshirë gjithë territotin. Trafikantët kanë transportuar me gomone drejtë italisë edhe pse temperaturat ishin minus gradë celsius, 700 kg kanabis, por kësaj here “pako” nuk ka shkuar në destinacionin e duhur.

Policia italiane ka zbuluar një gomone me drogë dhe armë e nisur nga brigjet shqiptare, e cila ka kaluar ngushticën e Otrantos. Trafikantët ndaluan në zonën midis San Foca dhe Torre Speçhia në Leçe. Sipas mediave italiane droga u njoftua nga disa peshkatarë, të cilët telefonuan menjëherë policinë.

Droga ishte hedhur në disa shkurre dhe mësohet se është sekuestruar 700 kg kanabis me vlerë 4 milionë euro. Deri më tani nuk ka ende persona te identifikuar lidhur me trafikantët, por hetimet po vazhdojnë.

Brenda këtij viti është hera e tretë që policia italiane kap sasi të mëdha drogë ku vlera e tyre ka qenë me miliona euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy