Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Rama: Diskutime pozitive, po nuk kemi kohë pa kufi për opozitën

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Rama: Diskutime pozitive, po nuk kemi kohë pa kufi për opozitën

Përfundon pa rezultate konkrete mbledhja e Këshillit Politik, në të cilin ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama. Në përfundim të takimit, Rama tha se diskutimet ishin pozitive dhe duhet të vijojnë. Ai u shpreh se opozita jashtë Parlamentit ka kërkuar kohë, e cila nuk mund të shkojë përtej kufijve të përcaktuar për reformën zgjedhore.  

Ka një realitet që për ne është një qasje e diktuar si forcë kryesore. Duhet të arrijmë një rezultat ku nëse të gjitha palët nuk janë 100% dakord me të gjitha, secila të ketë pjesën e vet. Në këtë aspekt është e rëndësishme të vazhdojmë të diskutojmë. Opozita jashtëparlamentare kërkoi kohë, por ne kemi një kufi kohor. Do të shikojmë në proces, por besoj se diskutimi ishte pozitiv. Koha ka kufizimin e vet për shkak se hapja e listave për ne nuk është më një variant por një angazhim karshi njerëzve. Ne na takon të mbrojmë atë arritje të madhe, rritja e përfaqësimit të grave në Parlament. Duhet të çojmë në fund angazhimin e nënshkruar në qershor”, tha ai.

Këshilli Politik, opozita: I qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, ka deklaruar gjatë mbledhjes, se qëllimi i kryeministrit Rama, është të rihapë edhe njëherë diskutimin për marrëveshjen e 5 qershorit.

Por, opozita i qëndron firmës së vënë në marrëveshje, dhe nuk mund të rishihet si çështje.

Gjithashtu, sipas Bardhit, ndryshimi i sistemit zgjedhor, nuk mund të bëhet tani, por në një fazë më të vonshme.

”Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 Qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit).

Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme.

Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor “12. Hyrja në fuqi”: “ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e radhës”, tha Bardhi.

11:30 Nis mbledhja e Këshillit Politik, Rama përballë dy opozitave

Palët politike kanë nisur mbledhjen e Këshillit Politik ku po diskutohet për hapjen e listave dhe koalicionet, që kundërshtohen nga opozita jashtë parlamentit, ndërsa opozita tjetër brenda parlamentit i kërkon 100% të hapura.

 Kryeministri Edi Rama mbërriti në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku dhe do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik.

Rama ishte i pajisur me maskën mbrojtëse kundër Covid-19.

Përbërja e Këshillit Politik

Krah Damian Gjiknurit, në këshill do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa PD, do të përfaqësohet nga Gazment Bardhi, pasi kryedemokrati Basha do të zhvillojë një vizitë dyditore në Kosovë.

Opozita parlamentare do të përfaqësohet me Rudina Hajdarin dhe deputetin Myslym Murrizi, i cili këtë organ me herët e ka krahasuar me “komitetin e shpëtimit te bandave te marsit 1997”.

Qëndrimi i ndërkombëtarëve kundër  dhe presioni i politikës në Tiranë  e detyruan  kryeministrin Edi Rama që të tërhiqet për ndryshimet kushtetuese dy javë para se ta miratonte në Parlament.

Ishte Presidenti Ilir Meta, i cili në orët e para të mëngjesit të së premtes (17 korrik) në një takim me liderin e opozitës ka marrë dakordësinë e Lulzim Bashës për t’u rikthyer në Pallatin e Kongreseve për ndryshimet kushtetuese, propozim që u pranua edhe nga kryeministri Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy