Vritet në Milano autori i sulmit të Berlinit

Vritet në Milano autori i sulmit të Berlinit

Autori i sulmit në Berlin është vrarë mbrëmë në Itali gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve ANSA, sipas të cilës Anis Amri është vrarë në Milano.

Sipas informacioneve të siguruara nga ANSA, gjatë një kontrolli rrugor në sheshin “I Maggio”, rreth orës 03: të mëngjesit, Amri ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të agjentëve të policisë, të cilët më pas i janë kundërpërgjigjur me zjarr.

Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur një polic, gjendja e të cilit nuk përbën kërcënim për jetën. 

Nga sulmi me kamion në një zonë të populluar në kryeqytetin gjerman mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën 48 të tjerë. Sulmin e mori përsipër Shteti Islamik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy