
Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime në zonat perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në zonat lindore të vendit.
Pasditja fuqizon vranësirat në territor duke sjellë shira të përkohshëm në ekstremet veri-verilindje të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë më një rritje të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante.
Era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe për pasojë në brigjet detare vijon dallgëzimi 2 ballë.



