SPAK nis hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar

SPAK nis hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar

Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Prokurori i çështjes do të jetë Ervin Kondili, i cili ka në dorë dokumentet nga Bashkia Tiranë për procedurën e ndjekur për shembjen e dy godinave të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimenal “Kujtim Spahivogli”.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar dy padi, të cilat tashmë janë bashkuar. Në funksion të hetimeve do të pyeten inxhinierët që kanë firmosur për shembjen e godinave të Teatrit Kombëtar, por dhe zyrtarë të tjerë në Bashkinë Tiranë.

Në padinë e depozituar në SPAK nga Aleanca për Mbojtjen e Teatrit janë kallëzuar zyrtarë të lartë të Bashkisë Tiranë, drejtuesit e policisë, drejtori i Teatrit Kombëtar, ministrja e Kulturës etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy