Bushati: Rama po përpiqet të përçajë ata që i thonë ‘boll më’, është në mision për të shpëtuar lëkurën e tij

Bushati: Rama po përpiqet të përçajë ata që i thonë ‘boll më’, është në mision për të shpëtuar lëkurën e tij

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi reagimet e kryeministrit Edi Rama ndaj protestës, duke argumentuar se strategjia e tij synon përçarjen e protestuesve dhe zbehjen e mbështetjes qytetare ndaj lëvizjes.

 

Sipas Bushatit, kryeministri ka kuptuar se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk janë më të gatshëm të dëgjojnë argumentet e tij, çka e ka detyruar të ndryshojë mënyrën e reagimit ndaj protestës.

 

Analisti shtoi se kryeministri po përpiqet të krijojë përçarje brenda kampit kundërshtar dhe të nxisë ndasi në shoqëri.

 

Përballë kësaj proteste është kollaj ta kritikosh Ramën. Mendoj se në kushtet ku gjendet është reagim më i mirë i mundshëm. 

Ai ka kuptuar që çfarëdo të thotë, ka një numër masiv shqiptarësh që as nuk duan ta dëgjojnë. E ke parasysh, zihesh me njeri, një mik, bashkëshorten, dhe ajo të jep argumenta, ti thua vetëm boll më. 

 

Si vepron një njeri që i bie në fytyrë shprehja boll më se nuk dua të të shoh me sy?

 

Rama po synon të përçajë ata që i thonë boll më se nuk të durojmë dot.

 

E dyta, po mundohet të krijojë një ndarje apo luftë civile midis një pjesë të shoqërisë dhe atyre që i thonë boll se nuk të durojmë dot më. 

 

A mund ta gjykojmë një njeri që është më një këmbë në varr? Çdo njeri në këto kushte do të bënte ç’është e mundur për ta nxjerrë këmbën nga varri. 

 

Rama është në mision të shpëtimit të lëkurës dhe i justifikohet çdo gjë në këtë situatë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy