Kume: Protesta ka bllokuar agjendën e partive politike. Ka “kapur” ëndrrën e tyre për të mobilizuar qytetarët masivisht (VIDEO)

Kume: Protesta ka bllokuar agjendën e partive politike. Ka “kapur” ëndrrën e tyre për të mobilizuar qytetarët masivisht (VIDEO)

Në protestat e ditëve të fundit janë dëgjuar thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por njëkohësisht edhe për largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Gazetari Mariglen Kume, në një analizë për “MCN Live”, u shpreh se protesta ka arritur të bllokojë agjendën e partive politike dhe të tërheqë një pjesëmarrje të gjerë qytetare, duke u shndërruar në një lëvizje që tejkalon strukturat partiake.

 

Protesta ka krijuar një dinamikë të re politike, duke mobilizuar qytetarë që nuk janë domosdoshmërisht të angazhuar politikisht, por që i bashkohen përmes pakënaqësisë së përbashkët.

 

Ka arritur të kapë ëndrrën e partive politike për të parë qytetarët të angazhuar në protesta masive. 

 

Pjesëmarrja po rritet vazhdimisht, edhe përtej strukturave të organizuara.

 

Ndryshe nga protestat e partive politike që shpesh zbehen pas orës së parë, kjo protestë ka vijuar për disa orë dhe ka tërhequr pjesëmarrës të rinj gjatë zhvillimit të saj.

 

 

Kume u ndal edhe te ndikimi që kjo protestë ka pasur në agjendën politike të partive, duke përmendur shtyrjen apo anulimin e disa aktiviteteve të tyre të brendshme.

 

 

PD ka anuluar agjendën e vet, do të bënte zgjedhjet për kryesinë dhe sekretariatet dhe e shtynë atë. 

 

Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët dhe serish e ka shtyre datën nuk ka asnjë datë fikse. Pra protesta e ka bllokuar agjendën e partive politike . 

 

Pjesëmarrja është e gjerë, në turmë nuk vërehen struktura të organizuara që marrin role drejtuese, ndërsa pjesëmarrja mbetet kryesisht spontane dhe e nxitur nga rrjetet sociale.

 

Protesta ka ‘ikur’ nga Zvërneci. 

 

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Rama, ndërsa situata politike e krijuar tregon, konsumim të gjatë të sistemit politik në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy