Pamjet e frikshme të aksidentit në Kumanovë, ku ndodhej ish-ministri shqiptar (FOTO)

Pamjet e frikshme të aksidentit në Kumanovë, ku ndodhej ish-ministri shqiptar (FOTO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën e Kumanovës, ku i lënduar ka mbetur edhe Arben Ahmetaj, ish-ministër i Financave të Shqipërisë.

Ahmetaj bashkë me 2 persona të tjerë ishin duke udhëtuar me një makinë Range Rover, kur janë përfshirë në një aksident me dy makina të tjera, mes të cilëve edhe një autobus.

Nga fotot e bëra publike duket se makina ku udhëtonte Ahmetaj është shkatërruar thuajse e gjitha në pjesën e parë, duke përfunduar më pas e përmbysur në rrugë.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ai nuk ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Kumanovës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy