
Fitore për mbështetësit e të drejtave të abortit në Shtetet e Bashkuara.
Gjykata e Lartë ka vendosur, të paktën përkohësisht, të ruajë aksesin e plotë në ilaçin më të përdorur për abortin në Amerikë.
Vendimi erdhi në të njëjtën ditë që guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, nënshkroi një nga ligjet më kufizuese për abortin, duke e ndaluar atë nga java e gjashtë. Gjykata më e lartë amerikane ishte vënë në pikëpyetje si nga administrata Biden ashtu edhe nga një prej kompanive që prodhon ilaçin, mifepristoni, pasi gjykatësi kontrovers federal i Teksasit, Matthew Kacsmaryk, i emëruar nga Presidenti i atëhershëm Donald Trump, e kishte bllokuar shitjen e tij.
Vendimi u rrëzua pjesërisht nga një gjykatë apeli, e cila megjithatë mbajti një sërë kufizimesh të rrepta për aksesin në pilula. Për këtë arsye Departamenti i Drejtësisë dhe kompania farmaceutike Daco kanë kërkuar ndërhyrjen “urgjente” të Gjykatës së Lartë.



