Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko ka falënderuar përmes një video-mesazhi Tiranën, e cila po e mbështet në këto momente vendin e tij.
“E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës!”, thekson kryebashkiaki. Reagimi i tij vjen pas marshimit të zhvilluar në Tiranë në solidaritet me Ukrainën.
Mesazhi i plotë
Të dashur qytetarë të Shqipërisë!
E dashur Tiranë!
I dashur miku dhe kolegu im, Erion!
Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike.
E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.
E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!



