E rrëmbyen në moshën dy vjeçare, prindërit e gjejnë pas 32 vitesh

E rrëmbyen në moshën dy vjeçare, prindërit e gjejnë pas 32 vitesh

U rrëmbye në moshën dy vjeçare dhe pas 32 vitesh u bashkua me familjen e tij.

Kjo është historia e Mao Yin, i cili lindi në shkurt të vitit 1986 dhe u rrëmbye në moshën dy vjeç e gjysmë në hyrje të një hoteli në qytetin Xi’an.

Policia nisi kërkimet në lidhje me rastin në disa provinca të vendit dhe në disa qytete për gjetjen e tij, por të gjitha përpjekjet e bëra në atë kohë rezultuan pa sukses.

Në fund të muajit prill, policia mori informacione se një person nga krahina jug-perëndimore e Sichuan, kishte birësuar shumë vite më parë një djalë për 6 mijë juan nga qyteti i  Xi’an.

Pas shumë kërkimesh, policia arriti të zbulojë një person të quajtur Gu nga qyteti Mianyang i Sichuan, i cili ngjasonte me Maon e zhdukur 32 vite më parë.

Identifikimi i tij u krye nga testi i ADN-së.

Mësohet se ditën e djeshme Mao Yin dhe prindërit e tij u përqafuan me njëri-tjetrin në zyrën e sigurisë publike në Xi’an, kryeqyteti i krahinës.

34-vjeçari, i cili tani menaxhon një dyqan, u shpreh se nuk kishte ndonjë ide të qartë se çfarë do të bënte në të ardhmen, por që për momentin u shpreh se kishte shumë dëshirë të kalonte kohë me prindërit e tij.

Ministria e Sigurisë Publike në Kinë ka deklaruar se 6 mijë e 300 fëmijë të rrëmbyer janë ribashkuar me familjet e tyre falë testimit të ADN-ës në vitin 2019.

Rrëmbimi dhe trafikimi i fëmijëve në Kinë ka qenë një problem për shumë vite me radhë. Në maj të 2016-ës, ministria nisi platformën online Tuanyuan, e cila ndihmoi në zbulimin e 4 mijë e 385 fëmijëve të zhdukur.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy