
Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira e cila përfaqëson Qipron në Eurovizion tregon se më parë kishte dashur të përfaqësonte Greqinë, por nuk e kishin përzgjedhur. Ndërkaq është shprehur se simboli i shqiponjës që bëri me Eugent Bushpepën ishte për të treguar se në këtë garë muzikore të gjithë janë një.



