
Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari tha në studion e MCN Live se kjo parti i sheh si çështje të brendshme zhvillimet në PD dhe tentativat për bashkim të grupit të Alibeajt me Berishën.
Duke vijuar më tej, Braimllari tha se është i qartë angazhimi dhe energjia që ka opozita për të pasur kandidatura të përbashkëta në zgjedhjet lokale.
Braimllari tha se është betejë kryesore kthimi i llogaridhënies së këshillave bashkiakë.
PL e ka përcaktuar rrugën e saj dhe detyrat që ka, jemi në rrugën e organizmit të brendshëm, brenda tetorit do të mbyllim strukturat drejtuese. Zgjedhjet lokale janë test i rëndësishëm, është përgjegjësi. Për ne është bërë e qartë që do të kemi të gjithë angazhimin dhe energjinë për të pasur kandidatura të bashkuara të opozitës që të jenë të vendosur përballë qeverisë, një pjesë i takon dhe PD si partia më e madhe opozitare në vend. Është çështje e brendshme, dhe kur ka filluar pas 25 prillit e kemi trajtuar si çështje e tyre e brendshme. Në zgjedhjet e ardhshme të kthehet llogaridhënia në këshillat vendorë. Kemi të bëjmë me 61 këshilla bashkiakë monist. Llogaridhënia do të fillojë nga bashkia e Tiranës, e shohim si detyrë kombëtare. Jemi të qartë si forcë politike. Meta ka qartësinë e tij, beteja jonë më e madhe është për të vendosur balancat në këshillat bashkiakë. Kërkohet një bashkim i energjive që të vendosim përballë keqqeverisjes, duhet të kemi bashkim energjish për një opozitë reale. PL e sheh si mënyrë të domosdoshme jo vetëm llogaridhënien por dhe rivendosjen e partisë në institucione.
Më tej, Braimllari tha se Tirana do të jetë e opozitës dhe e qytetarëve duke shtuar se Veliaj është kryebashkiaku më i pasigurtë ndër 61 kryebashkiakët e emëruar.
Meta është i përkushtuar në fuqizimin e PL për tu përfaqësuar sa më mirë në këshillin bashkiak. PL ka qenë e qartë në propozimin e zgjedhjeve. PD është forca kryesore dhe ka përgjegjësinë për këtë projekt. Bëhet fjalë për të kthyer llogaridhënien në Këshillat Bashkiak. Në momentin ku ndodhemi, kemi kërkuar unitet dhe bashkim.
A duhet një forcë e madhe për të pasur një bllok real opozitar, patjetër që duhet. Qartësia e Metës në komunikim publik për rolin e opozitës ka qenë i kthjellët dhe ndihmon forcimin e rolit të opozitës. PL do të jetë forcë e jashtëzakonshme në kthimin e këshillave bashkiakë në parlament të vërtetë.
Si çdo koalicion ne kërkojmë maksimumin në zgjedhje. Tirana është një betejë e fortë e drejtpërdrejtë dhe sipas sondazheve është bashki që nëse krijohet kushtet e një blloku opozitar dhe nëse luhet fort si ekip ka shanse reale për tu fituar se bashkia është kthyer në gjobvënëse. Taksat janë dhjetëfishuar. E shoh të mundshme bashkinë e Tiranës. Veliaj, kryebashkiak i pasigurtë nga 61 kryebashkiakë të emëruar. Ne po e plotësojmë detyrimin tonë, jemi në një organizim të shpejtë të brendshëm dhe këto muaj kemi pas aksion të shpejtë. Ka vetëm një qasje, PL, s’ka asnjë interes pragmatist. Tirana do të jetë e opozitës dhe e qytetarëve.



