Orë kritike për Papën, Vatikani: Kaloi disa kriza të frymëmarrjes

Orë kritike për Papën, Vatikani: Kaloi disa kriza të frymëmarrjes

Gjendja e Papa Françeskut vijon të mbetet kritike pasi ai kaloi dy kriza të frymarrjes të hënën dhe u desh t’i vendosej maskë oksigjeni.

Sipas Vatikanit problemet e frymëmarrjes u shkaktuan nga një “akumulim i konsiderueshëm” i mukusit në mushkëritë e Atit të Shenjtë dhe spazma bronkiale që shkaktojnë bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.

Mjekët kryen dy bronkoskopi me nevojën e aspirimit të sekrecioneve të bollshme, sipas Vatikanit.

Megjithatë Bergolio ka qenë në çdo moment vigjilent, i orientuar dhe bashkëpunues, por prognoza mbetet ende e rezervuar.

Krizat e fundit janë një tjetër pengesë në betejën e papës 88-vjeçare për t’u shëruar nga pneumonia.

Të dielën, Vatikani tha se gjendja e Papës argjentinase ishte e qëndrueshme pasi pësoi një “krizë të izoluar të frymëmarrjes” dhe mori një ventilim mekanik jo-invaziv më 28 shkurt.

Françesku ka qenë në spitalin Gemelli të Romës që nga 14 shkurti dhe nuk është parë në publik që kur u shtrua. Kjo mungesa e tij më e gjatë nga publiku që nga fillimi i papatit të tij në mars 2013.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy