Zbulohet grupi i heroinës, 22 të arrestuar në Shqipëri dhe Itali

Zbulohet grupi i heroinës, 22 të arrestuar në Shqipëri dhe Itali

Një operacion i gjerë i policisë italiane ka përfunduar me arrestimin e 22 personave, pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës, kryesisht e llojit heroinë. Mes të arrestuarve janë edhe disa shqiptarë. Mediat italiane bëjnë të ditur se 22 persona janë arrestuar në Padova dhe në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni. Ndërkohë, autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë ende detaje rreth këtij bashkëpunimi.

Të arrestuarit janë shqiptarë, rumunë dhe tunizianë. Hetimi ka nisur që në nëntor të vitit 2014 dhe ka arritur të zbulojë një grup kriminal që trafikonte heroinë në sasi rreth 50 kg në javë.

Operacioni është kryer në të njëjtën kohë si në Itali, edhe në Shqipëri, falë një bashkëpunimi mes dy policive dhe INTERPOL-it.

Në kuadër të tij janë sekuestruar 20 kg heroinë, 1.5 kg kokainë dhe 65 mijë euro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy