5 të sëmurët mendorë rrezikonin jetën, Xhadat zgjidh problemin

5 të sëmurët mendorë rrezikonin jetën, Xhadat zgjidh problemin

Emisioni “Xhadat” trajtoi rastin e familjes Lito, pesë antarët e së cilës vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Familja jetonte në një banesë të amortizuar nga koha ku telat e energjisë elektike rrezikonin jetën e tyre.

Vajza e familjes Lito, Alma, tregoi kushtet e mbijetesës dhe indiferencën e shtetit për t`i ndihmuar.

“Këtu jetojnë dy prindërit edhe katër vllezërit, të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Mjekim nuk kanë marrë sepse nuk kemi kushte që t’i ndjekim pasi ata kanë nevojë për kurim në Elbasan. Kam shkuar jam ankuar po nuk na është përgjigjur njeri, kam shkuar dhe për të prerë korrentin , se mos na digjet shtëpia po nuk na kanë ardhur- u shpreh ajo .

Administratori i Njësisë Dushk deklaroi se është në dijeni të situatës, por mundësitë e tyre ishin të kufizuara.

“Xhadat” e përcolli shqetësimin e familjes Lito edhe pranë Bashkisë Lushnjë. Këta të fundit vunë në lëvizje shërbimin social , lidhur me vlerësimin social të familjes.   

Pas vlerësimit, sipas bashkisë Lushnjë, kjo familje nuk paraqet rrezikshmëri për komunitetin dhe as për njëri – tjetrin, ndryshe nga sa deklaroi vazja e familjes.

Ata janë dhe agresivë, bërtasin, shajnë njerëzit. Ata kanë dhunuar dhe babin, ia kanë dëmtuar njerin sy.-tha Alma.

 Janë të komunikueshëm, të shoqërueshëm dhe nuk kemi pasur nga ZPZ e zonës për të parë nëse ka diçka që nuk shkon më ata- u shpreh specialistja e bashkisë Lushnje.

 

Pas interesimit të emisionit “Xhadat”, Bashkia Lushnjë e strehoi familjen Lito në një apartament me qira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy