Banesat në Himarë, Gjiknuri dhe Kumbaro takohen me banorët

Banesat në Himarë, Gjiknuri dhe Kumbaro takohen me banorët

Ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro kanë nisur sot një dëgjesë me banorët e Himarës të cilët preken nga plani vendor i bashkisë për shëtitoren përgjatë bregdetit. Janë rreth 80 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga realizimi i këtij projekti, ndërsa banorët e kanë kontestuar me pretendimin se nuk do dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Gjithashtu, një pjesë e ndërtesave kanë edhe probleme me pronësinë.

Zemërimin e tyre banorët e kanë shprehur edhe sot kur kanë pritur me protesta ministrin Gjiknuri. Megjithatë, takimi i sotëm pritet të konkretizohet me një marrëveshje konkrete, siç edhe paralajmëroi javën e kaluar ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri. 
Një javë më parë Gjiknuri dhe Kumbaro takuan në Vlorë përfaqësues të komunitetit himariot ku morën pjesë edhe krerët e Omonias, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri. Gjiknuri tha se banorët të cilët preken nga ky projekt do kompensohen me vlerën e tregut. "Do bëhen kompensime dhe dëmshpërblimet për çdo banesë e cila preket nga zbatimi i këtij projekti. Banorët do kompensohen me vlerën e tregut", tha Gjiknuri javën e kaluar. 

Plani për shembjen e këtyre banesave në Himarë ka sjellë edhe reagimin e Athinës Zyrtare, të cilët kanë kushtëzuar ecurinë e Shqipërisë drejt BE me respektimin e të drejtave të pakicës greke.  / Shqiptarja /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy