
Donald Trump vë në lojë refugjatët nga Bahamasi, viktima të uraganit Dorian, duke thënë se duhet treguar kujdes i madh për t’i lënë ata të hyjnë në SHBA, pasi ndër ta mund të ketë mjaft “njerëz të këqij”.
"Unë nuk dua që ata njerëz të vijnë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë anëtarët e bandave dhe tregtarët e drogës", është shprehur ai.
Fundjavën e kaluar, qindra të mbijetuarve nga anijet iu refuzua hyrja në Florida, sepse nuk kishin vizë. Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump theksoi se të gjithë duhet të kenë dokumente të rregullta.



