Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, vlerëson se njoftimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme të taksës për mallrat ngë Serbia është një manipulim tjetër që vinte nga Prishtina.
Ai tha se kjo është “vetëm një lojë manovruese brenda politikës së Albin Kurtit”. Daçiç në një prononcim për Prva TV tha se “thelbi i politikës së Kurtit është parë në zyrën e tij, ku qëndron flamuri shqiptar dhe jo flamuri i Kosovës”.
Ai gjithashtu përsëriti fjalët e Vuçiqit se heqja e pjesshme e taksës është një tjetër manipulim i Prishtinës, raporton Telegrafi serb.
Ndërkaq, sot Vuçiç tha se BE-ja po e sheh si aleat Kurtin, prandaj kishte edhe reagimin më të shpejtë për ta mbështetur vendimin e tij për heqjen e taksës. Më herët ai ka thënë se pajtohet me deklaratat e amerikanit Richard Grenell, i cili doli kundër “masave gjysmake” të kryeministrit kosovar dhe tha se ky vendim ishte i gabuar.
“Grenell tha se tarifat duhet të hiqen plotësisht. Këto janë lojëra manovruese për të mjegulluar sa më shumë thelbin e politikës së Kurtit, dhe thelbi i politikës së tij shihet në zyrën e tij ku është flamuri i Shqipërisë dhe ku nuk ka flamur të Kosovës “, thekson Daçiç.
Ai thotë se është e palogjikshme të kërkosh nga Serbia që të ndërpresë fushatën e saj kundër njohjes së Kosovës për pavarësinë e njëanshme të Kosovës në një kohë kur të ministrat e jashtëm Kosovë-Shqipëri ranë dakord të nënshkruajnë një marrëveshje në seancën e ardhshme të qeverisë shqiptaro-kosovare lobim i përbashkët për njohjen e pavarësisë së Prishtinës.
“Ata do t'i bëjnë të gjitha këto dhe do ta ndalojnë Serbinë, unë mendoj se është joligjore “, përfundoi Daçiç.



