“Urdhri i Inxhinierit”/ Caca: Drafti nuk u kalua në grupet e interesit, është antikushtetues (VIDEO)

“Urdhri i Inxhinierit”/ Caca: Drafti nuk u kalua në grupet e interesit, është antikushtetues (VIDEO)

Arkitekti Gjergji Caca, komenton kundërshtitë kundër projektligjit për “Urdhrin e Inxhinierit” dhe protestën kundër tij.

Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai tha se nuk kërkojnë asgjë jo të drejtë dhe se të sotmen, nuk preferon që ta quajë protestë.

Shenja jonë e protestës ishte për mos informimin dhe mos kalimin në grupet e interesit të draftit. Për tu mirinformuar drejt saj.

Sot u zhvillua një seancë, përfaqësues tanë me firmat e 400 inxhinierëve kanë qenë në komision dhe janë dëgjuar dhe janë katërcipërisht kundër bërjes së urdhrit.

Është një ligj për profesionet e rregulluara ku është përfshirë dhe inxhinieri dhe arkitekti. Është antikushtetues! Një ligj që të jetë ligj, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i drejtë.

Nuk plotëson asnjë kusht, është një ligj për një grup interesi. Ka një mosinformim dhe të vetë deputetëve, në komisionin parlamentar flasin me më the të thashë.

Ky ligj kthehet në urdhër dhe pse grupi i interesit kërkon ta mbrojë me çdo kusht. Kjo nuk është çështje politike dhe partiake, por ka të bëjë me profesionistë, jo me militantë.

Lidhur me mbledhjen e Asamblesë së parë të “Urdhrit të Inxhinierit” ku do të jenë pjesë 10 shoqatat të cilat do të zgjedhin drejtuesit, Caca tha se nuk janë në dijeni që do bëhet Asambleja.

Sipas tij, nuk mund të bëhet asamble e Urdhrit, ndërkohë që urdhri nuk është legjitim.

Mund të jetë informacion për të matur pulsin e publikut. Mos informimi dhe mbajtja strikte e pjesës së informacionit tregon se sa demokratik është ky ligj. Janë 13 shoqata, anonime disa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy