Problematika e shqiptarëve në burgjet greke, çështje diskutimi mes Tiranës dhe Athinës

Problematika e shqiptarëve në burgjet greke, çështje diskutimi mes Tiranës dhe Athinës

Problematika e shqiptarëve që vuajnë dënimin në burgjet greke është kthyer në çështje diskutimi mes Tiranës dhe Athinës.

Në lidhje me këtë çështje, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja vizitoi nga afër burgun e famshëm të Koridhalos, ndërsa zhvilloi edhe bisedime me zëvendësministrin grek të Mbrojtjes së Qytetarit Lefteris Ikonomu.

Në fokus të diskutimeve ishin problematikat brenda sistemit të burgjeve, si dhe bashkëpunimi i nevojshëm për të plotësuar dhe ruajtur standardet që respektojnë të drejtat e parashikuara nga ligji për të dënuarit dhe të paraburgosurit.

Duke iu referuar të burgosurve, Manja vuri në dukje se “shteti shqiptar nuk do t'i lërë ata në harresë”. Ministri i Drejtësisë u prit nga një përfaqësi e të dënuarve shqiptarë, për t'u njohur me kushtet dhe trajtimin e tyre.

Afro 1400  shqiptarë vuajnë dënimin me heqje lirie në burgjet greke, ku nuk kanë qenë të pakta rastet kur ata kanë rënë pre e keqtrajtimit të autoriteteve të burgut, që kanë shkaktuar deri në humbje jete.

Pikërisht burgu i Koridhalos, ka qenë shpesh temë e kronikave për keqtrajtimin e të dënuarve shqiptarë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy