Lapaj flet për etiketimin si “Tiku i amerikanëve” dhe takimin me Yuri Kim-in

Lapaj flet për etiketimin si “Tiku i amerikanëve” dhe takimin me Yuri Kim-in

Aktivisti i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, foli në emisionin “Scrolling” në MCN TV mbi etiketimet e bëra ndaj tij si “njeri i amerikanëve” apo “njeri i Yuri Kim”. Lapaj tha se partitë që kanë vjedhur në 32 vite Shqipërinë paguajnë një “ushtri call center-ash” për ta sulmuar.

Lapaj tha se marrëdhëniet e tij me SHBA-të janë korrekte, zyrtare, duke shtuar se i ka bërë transparente takimet me ish-ambasadoren Yuri Kim. Aktivisti i lëvizjes “Shqipëria bëhet” mendon që SHBA është një fuqi e mirë në botë, edhe pse jo perfekte. 

Po u more me jetë publike, sa më shumë ngjitesh lart, aq më shumë ekspozohesh ndaj teorive. Unë nuk kontrolloj dot flukset, kanë hapur faqe, etj. etj. Unë në raport me SHBA-të kam pasur marrëdhënie shumë korrekte, shumë zyrtare. Ata kanë dashur të më çelin mua, aq sa kanë krijuar mundësi për t'i takuar. Unë kam pasqyruar në mënyrë korrekte çfarë ka ndodhur hap pas hapi, duke mos fshehur asgjë. Shkova në DASH takova znj.Kim e hodha. Shumë kolegë të mi më thanë 'po lëre se do fillojnë...'. U thashë nuk kam gjë për t'i fshehur popullit tim, sepse kjo është rruga ime. Nuk besoj te këto teoritë që del nga pas, edhe  të thonë një gjë në vesh! Nuk funksionon kështu. Lidhur me perceptimin si ‘Tiku i amerikanëve’, s’kam gjë në dorë unë. Do mos të flasin njerëzit, rri në shtëpi. Madje edhe po ndenje në shtëpi, do thonë që ka diçka që rri në shtëpi. Unë kam përballë që pasi ka vjedhur këtë vend 32 vite, e ka të lehtë që paguajë qenërinë. Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha, Erion Veliaj, Lulzim Basha. Qenëria që e ka vjedhur këtë vend, me ushtrinë e molave, ka mjaftueshëm para për të sulmuar këdo që guxon të thotë të vërtetën. Nuk po kërkoj të bëj viktimën, dhe të qahem, por do ta çoj deri në fund këtë luftë”.

I pyetur nga pedagogu Shpend Gashi mbi precedentin penal për Donald Trump-in, si dhe “deep state”-n në SHBA, Lapaj tha:

Ai është një shtet i madh që ndodhet çdo ditë në zgjedhje dhe shembulli i një nga shtetet që tha s’mund të kufizohet liria e tij (Trump-it) për të garuar, për mua është dëshmi që ajo shoqëria ka mekanizma vetkorrigjues. Me atë lloj fuqie që ata kanë, mendoj që janë një fuqi e mirë në botë. A është perfeksion? Jo”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy