
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin që parashikon dënimin ‘burg përjetë” për krimin e "tradhti të lartë", e dënuar deri më tani në Rusi me deri në 20 vjet burgim.
Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve Tass.
Kjo masë u miratua ditët e fundit nga Kuvendi.
Dënimi maksimal për sulmet terroriste është rritur gjithashtu nga 15 në 20 vjet burg.



