Ekzekutimi i 23-vjeçarit, Bregu: Vrasje me pagesë, mund të mos ketë qenë i riu objektivi. Dyshoj se snajperisti ka ardhur nga jashtë (VIDEO)

Ekzekutimi i 23-vjeçarit, Bregu: Vrasje me pagesë, mund të mos ketë qenë i riu objektivi. Dyshoj se snajperisti ka ardhur nga jashtë (VIDEO)

23-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Gazetari Sokol Bregu thotë se policia po heton në disa pista, ku ndër kryesoret është përplasja mes dy rrjeteve të narkotrafikut që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë.

Në studion e lajmeve të MCN Tv, Bregu sqaroi se vrasja e 23-vjeçarit është me pagesë dhe se për ta realizuar qëllimin final janë shpenzuar shumë para.

Sipas tij, ekzekutori që ka kryer vrasjen mund të ketë ardhur dhe nga jashtë pasi vetëm dy persona në vendin tonë mund ta përdorin në mënyrë aq të saktë snajperin, dhe një prej të cilëve është në burg, ndërsa tjetri në kërkim. 

Policia nuk po heton në këtë pistë, tek e kaluara e familjes, po heton mbi një ngjarje të re që ka lidhje me trafikun e drogës, është një përplasje me dy rrjeteve të narkotrafikut në qytetin e Vlorës , që kanë origjinë nga Vlora por që rrjetet janë të zhvendosura, jashtë kufijve të Shqipërisë, ndodhen në Bashkimin Europian.

Nuk ka lidhje me histori të vitit 1997, ka një lidhje me ndarjet që kanë ndodhur po atë vit me grupimet. Ishte ai vit që përcaktori ndryshimet dhe grupimet veç e veç në Vlorë. Janë rrjete që nuk janë larguar kurrë.

I ati i 23-vjeçarit, ka pasur një të kaluar, një dënim, i dhanë një leje nuk u kthye më në burg, që nga ajo është shpallur në kërkim, por nuk është gjetur nga forcat e policisë. Është ngjarje e rëndë duke qenë se ka humbur jetën një 23-vjeçar, i cili sipas dyshimeve të policisë edhe ai ishte i përfshirë në ndihmë të të atit dhe xhaxhit në këto lloj trafiqesh.

Ende asgjë nuk është e plotë. Në një moment policia dyshon dhe ka një pistë të tretë që nuk ka qenë 23 vjeçari objektivi, por një i afërm i tij që ka qenë në banesë, por jo i ati.

Janë shpenzuar shumë para për krimin. Nuk është matur ende nga sa ka qëlluar snajperi. Nuk është e vështirë për të gjetur një pushkë të tillë për ta shndërruar në snajper. E vështirë është të gjesh një snajperist për ta kryer. Kemi të bëjmë me persona që nuk mund t’i gjesh për t’i ekzekutuar. Familjes i është vënë tritol si rezultat i një ngarkese të kapur në Belgjikë.

Kjo është vrasje me pagesë. Kjo është, këtu bindet policia që të ndjekë këtë pistë. Janë të vështira histori të tilla se mund të shkosh në një ide se cili mund të jetë motivi, por nuk arrin dot tek ekzekutori fizik që ta lidhësh me provat.

Në Vlorë nuk është njohur më parë një precizion i tillë në ekzekutim.

Mund të dyshoj që personi që ka kryer vrasjen mund të vijë dhe nga jashtë, e mendoj dhe në një analizë timen personale.

Në Shqipëri vetëm 2 persona mund ta përdorin pushkën me precizon kaq të lartë, dhe ata 2 një është në burg, tjetri në kërkim. Ose ka një vrasës të ri në tregun e vrasjeve.

Familja rezulton në disa biseda në SKY dhe Enrochat me një tjetër personazh të botës së krimit që është ekzekutuar në Durrës 5 vite më parë, ‘faqedjeguri’, Edison Harizaj. I dyshuar për një numër të madh vrasjesh në Vlorë, por u ekzekutua në 2019.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy