Ukraina, skena emocionuese në seancën e PE

Ukraina, skena emocionuese në seancën e PE

Një skenë emocionuese u shënua në hapjen e seancës speciale të Parlamentit Europian, teksa diskutohej konflikti në Ukrainë, pas agresionit rus.

Gjithçka filloi me një ovacion për ambasadorin e Ukrainës, ku deputetët u ngritën në këmbë dhe mbanin bluza me flamurin e Ukrainës.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, falenderoi Presidentin Volodymyr Zelensky, i cili u bashkua me video-lidhje.

“Zoti President faleminderit që i treguat botës se çfarë do të thotë të ngrihesh në këmbë. Faleminderit që na kujtuat rreziqet e vetëkënaqësisë”, tha Metsola në fjalën e saj.

Më tej shtoi se Parlamenti Europian, e mirëpret kërkesën e Ukrainës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe se do të punojnë për ta bërë realitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy