
Sara Netanyahu, bashkëshortja e kryeministrit të Izraelit, është akuzuar për mashtrim, pasi dyshohet se ka keqpërdorur fondet shtetërore.
Gruaja e Benjamin Netanjahu është akuzuar për keqpërdorimin e 359,000 shekëve (100,000 dollarëve) për shërbime hotelierike në rezidencën zyrtare të kryeministrit.
Ajo është akuzuar gjithashtu për shkelje të besimit pas një hetimi policor, thotë Ministria e Drejtësisë.
Akuzat e parashikuara u njoftuan të enjten nga ministria e drejtësisë e Izraelit. Gjithashtu edhe Benjamin Netanjahu është nën hetim.
Ministria e Drejtësisë tha përmes një deklarate se zonja Netanyahu akuzohet për shpërdorim të fondeve publike duke urdhëruar qindra vakte ngrënieje në rezidencën zyrtare të kryeministrit, me një vlerë prej 100 mijë dollarë, teksa gënjente se nuk kishte kuzhinierë në staf.
Zonja Netanyahu ka mohuar çdo akuzë. Avokatët e saj e përshkruan aktakuzën si absurde dhe mashtruese.
Ajo u akuzua së bashku me Ezra Seidoff, një ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në zyrën e kryeministrit.

Zyra e Prokurorit të Rrethit të Jerusalemit tha se vendimi për të paditur si Znj Netanyahu dhe Zt. Seidoff është bërë "pas shqyrtimit të të gjitha provave dhe duke peshuar të gjitha rrethanat e rastit".
Nëse dënohet, ajo mund të përballet me një dënim maksimal prej pesë vjetësh pas hekurave, edhe pse kjo nuk ka gjasa.
Vitin e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm Avichai Mandelblit njoftoi se ai po shqyrtonte akuzat në ngarkimin të Znj. Netanjahu, pas një hetimi të gjatë, i cili ka qenë objekt i spekulimeve të forta në median izraelite.
Sara Netanyahu është përballur prej kohësh me akuza për sjellje abuzive teksa bënte një jetë ekstravagante, shumë larg asaj të publikut të gjerë.
Në njërin rast, Benjamin dhe pjesëtarë të familjes së tij dyshohet të kenë marrë 285 mijë dollarë dhurata, ku përfshihen cigare luksoze, shampanjë dhe stoli argjendarie nga personalitete të famshme dhe të pasura, në këmbim të favoreve financiare apo personale.
Në një tjetër rast, hetuesit dyshojnë se kryeministri është përpjekur të arrijë një marrëveshje me pronarin e “Yediot Aharonot”, një nga gazetat më të famshme izraelite, për më shumë mbulim mediatik në favorin e tij.
Pavarësisht problemeve të tij, sondazhet e opinionit tregojnë se partia e djathtë e Netanyahut Likud do të mbetet më e madhe në parlament nëse zgjedhjet e planifikuara për në nëntor 2019 mbahen tani.



