Turizmi/ Kasa: Pothuajse të gjitha kapacitetet akomoduese janë ezauruar. Presim deri në 14 milionë turistë (VIDEO)

Turizmi/ Kasa: Pothuajse të gjitha kapacitetet akomoduese janë ezauruar. Presim deri në 14 milionë turistë (VIDEO)

Kreu i Unionit Turistik shqiptar Rrahman Kasa në një intervistë për gazetarin Besmir Pula, në MCN Live  tha që pothuajse të gjitha kapacitetet akomoduese në vend janë ezuaruar.

Lidhur me parashikimet, nisur edhe nga informacionet në bazë të kontratave dhe rezervimeve, Kasa thotë se mund të kemi deri në 13-14 milionë turistë.

Ai theksoi se nëse trendi do të vazhdojë, atëherë s’do kemi më mundësi t’i përballojmë prurjet, nëse nuk shtojmë strukturat e mëdha akomoduese.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

 

"Sezoni turistik është gjithëvejtor. Që nga mesi i majit kanë ardhur charter-at e parë nga Polonia, kanë vazhduar nga vendet baltike, nga Spanja, që do të ndiqet edhe nga Çekia, Sllovakia, Hungaria, Portugalia, kemi plot destinacione, ku pushutesit vijnë përmes fluturimeve charter. Ato blejnë paketën në vendin e tyre. Të gjitha kapacitetet pothuajse janë të ezauruara komplet. Mund të kenë një përqindje të vogël te strukturat e nivelit më të ulët, që për 1-2 javë, e padiskutuar që shiten. Kërkesa për të ardhur në Shqipëri është jashtzakonisht e madhe. Do kemi 13-14 milionë turistë. I bie rritje 30-40 për qind. Kjo është edhe në bazë të kontratave dhe rezervimeve. Jehona dhe marketingu që i është bërë Shqipërisë në mediat ndërkombëtare, i ka nxitur të vijnë në Shqipëri, po ajo që ka dhënë një shtyse të madhe janë fluturimet low cost, ose fluturimet direkte. Është dyfishi i turistëve të huaj që hyjnë në Shqipëri, se sa ata që dalin nga Shqipëria. Nisur nga fakti që shumica e shtëpive janë kthyer në guest house, kanë dhënë një kontribut të madh, ndonëse s’kemi shifër të saktë sa shtretër janë. Ky numër që është informal, sepse këta s’paguajnë as taksa, arrijnë në shifrën që ne të jemi në gjendje të përballojmë një numër të tillë turistësh. Por me shumë sforco mund ta përballojmë. Nëse vazhdon ky trend, s’do kemi mundësi ta përballojmë nëse nuk shtohen strukturat akomoduese, sidomos strukturat e mëdha akomoduese. Destinacioni me më shumë prurje është Durrësi, për dy arsye, sepse ka aeroportin afër dhe ka struktura akomoduese me standarde ndërkombëtare, dhe që ka futur edhe paketën ‘all inclusive’, dhe ka numër të madh shtretërish, pastaj vjen Saranda, Vlora, dhe më pas renditen Shëngjini dhe Velipoja. Ndërsa si destinacion ndërvjetor është Tirana. Pothuasje të gjitha strukturat akomoduese në Theth janë ezauruara, po ashtu edhe Velipoja, dhe Valbona është pothuajse e ezauruar. Në numër më të madh janë turistët polakë dhe çekë, dhe ka një shtim të turistëve spanjollë dy vitet e fundit. Kemi nevojë për 40 mijë punonjës, të kualifikuar dhe të pakualifikuar, direkt dhe indirekt”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy